22-vjeçarja dhe 2 fqinjët e saj shtrohen me temperaturë te Infektivi.

Tre persona janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes, simptoma këto të ngjashme me koronavirusin. Sipas asaj që raportoi Top Channel, një nga pacientët me këto simptoma është një 22-vjeçare e cila kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Italia. Dy pacientët e tjerë janë të moshës 45 vjeç dhe 47 vjeç bashkëshortë me njëri-tjetrin dhe fqinj të vajzës e cila kishte ardhur nga Italia. Ata janë paraqitur fillimisht në spitalin e Skraparit dhë më pas janë dërguar me urgjencë në Tiranë.

Përveç këtyre 3 rasteve, një tjetër me simptoma të njëjta është nisur në QSUT nga Spitali Rajonal i Beratit. Këtë e konfirmoi edhe drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, e cila ka pohuar se rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit ku u trajtua dhe ju morën kampionet e analizave dhe më pas u dërgua me ambulancë në Tiranë.

Të Fundit