Bllokimi i pasurisë së zyrtarëve, ambasada e SHBA: Mjet jetik për integrimin në strukturat europiane

Ambasada e SHBA ka reaguar ditën e sotme pas urdhrit të presidentit Joe Biden, i cili kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve, që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan, kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas një statusi të ambasadës në rrjetet sociale, ky urdhër është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët për integrimin e rajonit në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike.

Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.

Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhi Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, thuhet në deklaratë

Të Fundit