Bie nga kati i gjashtë, humb jetën futbollisti 23-vjeçar. – Stop
Të Gjitha

Bie nga kati i gjashtë, humb jetën futbollisti 23-vjeçar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku një futbollist ka humbur jetën.

Ezequiel Esperon, futbollist i Argjentinës, ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë, teksa po argëtohej me miqtë e tij, shkruan tabloidi britanik “The Sun”

Tragjedia ka ndodhur pak para mëngjesit të së dielës në lagjen Buenos Aires, në Villa Devoto, ndërsa 23-vjeçari u nda nga jeta menjëherë pasi mbërriti në spitalin “Zubizarreta”.

Mediat vendase raportojnë se 23-vjeçari se ka rënë pasi është mbështetur në një kangjëlla, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij.

Esperon e nisi karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, para se t’i bashkohej klubit brazilian, Sport Club Internacional.

Klubi i tij i fundit ishte Atlante de Mexico, ku luajti në 12 ndeshje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *