Berisha: Rama shkarkoi Ahmetajn që ai të arratiset nga Shqipëria

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama liroi nga posti i zvendës/kryeministrit, Arben Ahmetajn me qëllim që ai të largohet nga Shqipëria.

Berisha akuzoi Ahmetajn si si një nga eksponentët kryesorë të mafies së Inceneratorëve.

“Me shkarkimin e Ahmetajt, e falenderoj për bashkëvjedhjen, krijoi mundësi që të arratiset nga Shqipëria. Arben Ahmetaj në vitin 2005 është arratisur disa vite në Rumani ku kërkonte azil politik. Tani ai e liron nga detyra vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës se dhe në ata satelitët që po porosit, po shkoi, do bëhet përgjegjës përpara shqiptarëve në aferën e tij.

Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij. Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës. Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnish pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur”-tha Berisha.

Më tej ai iu drejtua Ahmetaj duke thënë se nuk ka shpëtim më, ndërsa shtoi se largimi nga Shqipëria do të rëndonte më shumë pozitën e tij.

“Shko ku të duash dhe prapa diellit shpëtove një herë nuk ke shpëtim më, kjo aferë për popullin opozitar është një aferë e një rëndësie për jetë a vdekje, ndaj dhe mos merr mundimin me u largue se do rëndohesh shumë.” – tha Berisha.

Të Fundit