Berisha në Fier: Të shpëtojmë PD nga pazaret e turpshme

Këtë të martë ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë takimin e radhës me demokratët e Fierit, në kuadër të turit të paralajmëruar prej tij “Foltorja”.

Vetëm pak orë para nisjes së takimit Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet i rrethuar me simpatizantë.

Në video ish-kryeministri Berisha deklaron: “Për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme, të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës”.

Ndërkohë krahas videos ai shkruan në Facebook: “Një përshëndetje të përzemërt të dashur miq me këtë video të një momenti historik, të mbrojtjes së sovranitetit të zgjedhësve, parlamentit dhe vendit! Rroftë Shqipëria”.

Kujtojmë që të enjten e javës së kaluar Berisha nisi turin e takimeve me demokratët në Tiranë.

Të Fundit