I kërkon të vendosi maskën, klienti e qëllon për vdekje: ndërron jetë 20-vjeçari. – Stop
Bota, Të Gjitha

I kërkon të vendosi maskën, klienti e qëllon për vdekje: ndërron jetë 20-vjeçari.

U vra me një të shtënë me armë në kokë sepse i kërkoi një klienti të mbante një maskë. Kjo ngjarje ndodhi në një pikë karburanti në qytetin gjerman perëndimor të Idar-Oberstein, ku një 49-vjeçar vrau një arkëtar 20-vjeçar, i cili nuk donte t’i shiste birrë për shkak të refuzimit të tij për të mbuluar hundën dhe gojën, për të vënë maskën.

Pas arrestimit, burri rrëfeu ngjarjen, raportoi Kai Fuhrmann, kryeprokurori i Trier. 49-vjeçari tha se ndihej nën presion nga situata e pandemisë. Ai tha se ndihej i futur në qoshe dhe “nuk shihte rrugë tjetër” përveçse të kryente një veprim shembullor. Viktima iu duk “përgjegjëse për të gjithë situatën, pasi kërkoi që të respektohen rregullat”, tha prokurori.

Sipas hetuesve, 49-vjeçari hyri në market të shtunën në mbrëmje dhe u paraqit në arkë me një pako prej gjashtë birrash. Arkëtari, megjithatë, nuk pranoi t’i shërbente atij sepse ai nuk mbante maskë. Pasi u largua, u kthye një orë më vonë, këtë herë me hundë dhe gojë të mbuluar. Kur erdhi puna për të paguar birrat, ai hoqi maskën. 20-vjeçari i kërkoi të vinte përsëri maskën por ai e vrau me një të shtënë me armë në kokë. Burri u arrestua dje në mëngjes.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *