“Bëni dhe pak qejf”,Rama këshillon të rinjtë: Jeta nuk është vetëm punë dhe shkollë!

Në sesionin e gjashtë të prezantimit të aplikantëve që jetojnë jashtë vendit, në nismën “Gati për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas mbledhjeve online, do organizohen takime me ministrat përkatës për të parë se ku mund të përfshihen individët që duan të kontribuojnë për zhvillimin e vendit.

Kemi nisur këtë cikël kontaktesh dhe pas këtyre sesioneve në çdo fushë do organizohen takime me ministrat përkatës për të parë si mund të përfshihen dhe kush mund të përfshihet ku”, tha Rama.

Rama deklaroi se ka pasur një angazhim më të madh se sa ai vetë priste, dhe shprehu falenderime për të gjithë ata që kanë treguar besim pa ia lënë përgjigjen fjalës “aty nuk të kupton njeri dhe nuk të hap derën njeri”.

Ai e pati edhe një këshillë për ta që të mos harrojnë të bëjnë edhe pak qejf pasi jeta nuk është vetëm shkollë dhe punë.

“Realisht më vjen shumë mirë që na jepen këto mundësi. Kemi pasur një angazhim më të madh se unë prisja. Njerëzit kanë interes për të kontribuar. Nuk i lënë asaj fjalës se aty nuk të kupton njeri dhe nuk të hap derën njeri pavarësisht se kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuar.

Faleminderit edhe për besimin që juve jeni të gatshëm të përfshiheni bashkë me ne. Uroj çdo të mirë. Mos harroni të bëni dhe pak qejf se nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta. Të jeni mirë me shëndet me familjen dhe atë që ju do zemra”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë njofton se aplikimet vazhdojnë ende për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Gati për Shqipërinë, sesioni i gjashtë i prezantimit të një grupi aplikantësh për nismën Gati për Shqipërinë. Prezantojmë sot një tjetër grup aplikantësh për nismën “Gati për Shqipërinë”.

Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected]”, shkruan Rama.

Të Fundit