Basha prezanton programin për shëndetësinë: Paga 1200 euro për mjekët, do hapim universitet të ri mjekësor – Stop
Lajme, Të Gjitha

Basha prezanton programin për shëndetësinë: Paga 1200 euro për mjekët, do hapim universitet të ri mjekësor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot programin për shëndetësinë, “Shqipëria fiton shëndetësinë”.

Nga selia blu, kryedemokrati theksoi se pacienti do të vendoset në qendër të sistemit shëndetësor.

Basha premtoi se kur të vijë në pushtet pagat për infermierët do të bëhen 700 euro dhe për mjekët 1200 euro.

Gjithashtu ai premtoi se do të rrisë numrin e mjekëve dhe infermierëve dhe se do të hapë një fakultet të ri mjekësor

Kryedemokrati u shpreh më tej se do të ngrihet edhe një sistem, nëpërmjet të cilit do të ushtrohet kontroll i plotë që në Shqipëri që të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë.

“Ilaçet do të rimbursohen në bazë të diagnozës”, tha kryemokrati.

Sipas Bashës programi “Shqipëria fiton Shëndetësinë” ka në fokus dhe kujdeset për shëndetin e secilit prej jush dhe brezave që vijnë.

“Pas fitores së zgjedhjeve do ta shërojmë vendin dhe të gjithë do të jemi më mirë. Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë”, përfundoi kryedemokrati.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *