Basha: Berisha i përjashtuar, sa herë hip e zbret shkallët nga selia, punë e tij

Lulzim Basha deklaroi në media se Sali Berisha mund të hyjë e të dalë në selinë e PD-së, por ai nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese të partisë.

Në daljen në përfundim të mbledhjes së kryesisë, Basha komentoi vendimin e sotëm të kuvendit, sipas të cilit personat non grata përjashtohen nga funksionet në parti.

“Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar dhe nga këshilli i PD. Rrugët e Berishës me organet drejtuese të PD janë ndarë. Sa herë hip e zbret shkallët Berisha nga selia është punë e tij.  Berisha mund t’i hipë dhe zbresë shkallëve, ai mund të krijojë celula dhe organizata me orientim antiamerikan, por ai nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese. Është i përjashtuar. Deri tani sjellja e tij është qesharake”, tha Basha.

Të Fundit