Eskobar: Ky është vendi më i korruptuar në Europë!

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet më të korruptuara në Europë.

Këto komente, Escobar i bëri të ditura në një intervistë për televizionin amerikan “CNN”, ai tha se lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, është thellësisht i korruptuar dhe po përpiqet të përdorë gjuhën etnike si një shpërqendrim.

“Nëse shikoni historinë e ish-Jugosllavisë, shtatë vende, dy prej tyre janë në BE, katër janë anëtare të NATO-s dhe shumica prej tyre po gëzojnë sukses të jashtëzakonshëm ekonomik. Nëse shikoni gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ato janë gjashtë vendet që nuk janë në BE, katër janë duke bërë progres drejt anëtarësimit të BE-së, në të gjitha këto Bosnja përjashtohet. Korrupsioni në Bosnjë është më i keqi në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit”, ka thënë Escobar.

“Njerëzit po largohen nga vendi jo se ata nuk duan të jetojnë në një vend multi-etnik, por për shkak se nuk mund të gjejnë një punë, pa lidhje korrupsioni”, u shpreh ai

Escobar ka deklaruar gjithashtu se po vijnë kërcënime të vërteta të marrëveshjes së Dejtonit dhe shumica prej tyre po vijnë nga Milorad Dodik.

Të Fundit