Banorët e Rinasit sërish në protestë, kërkojnë kthimin e rrugës me dy korsi – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Banorët e Rinasit sërish në protestë, kërkojnë kthimin e rrugës me dy korsi

Për të katërtën ditën radhazi, banorët e zonës së Rinasit kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar vendimin e ARRSH për ta kthyer këtë aks rrugor me një korsi.

Banorët shprehen se ky vendim i penalizon rëndë, duke i penguar të kryejnë aktivitet ditore dhe të nevojshme, si dërgimi i fëmijëve në shkollë, aksesimi i qendrës mjekësore, apo të shkuarit në tokat e tyre bujqësore.

Banorët janë vendosur sot para shkollës, ndërsa paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë edhe në orët e pasdites.

Një ditë më parë protesta e tyre u zhvillua në afërsi të rrethrrotullimit pranë aeroportit “Nënë Tereza”. Sot kanë mbërritur edhe disa përfaqësues të Partisë Demokratike, ndërkohë që në ditët e mëhershme, e pranishme ka qenë deputetja demokrate e Fushë-Krujës, Andia Ulliri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *