Balla-Berishës: Asnjë s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit i kërkoi qeverisë shqiptare që të dërgoi municione në Ukrainë.

Balla iu përgjigj Berishës me çështjen e Gërdecit, ndërsa u shpreh se nuk kishte kohë të merrej më një non grata.

“Deputeti parafolës tha se nuk duhet të isha këtu, mirë do ishte, se i vetmi i shpallur non grata nga aleatët nuk duhet të ishte këtu në këtë sallë. Sa i përket çështjes së fishekëve “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe bota e ka parë filmin “Qentë e luftës” dhe ne shqiptarët e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit por falë drejtësisë së re e cila po shfaq angazhimin për ta hetuar, uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje në Gërdec dhe si u shpërdoruan në gjithë këto vite asetet e mbrojtjes së këtij vendi dhe armatimin që u përdor për trafik kontrabandë e gjithçka tjetër. Asnjë prej nesh s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi e të njëjtën gjë do bëj edhe unë”-tha Balla.

Të Fundit