Tentuan të grabisnin argjendarinë duke i hedhur spray paralizues në fytyrë pronarit, ja çfarë i ndodhi çiftit në Shkodër

Një argjendari është tentuar që të grabitet sot në Shkodër, ndërkohë që janë ndaluar autorët. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme te dollari.

Dy grabitësit, burrë dhe grua, u përplasën me pronarin e argjendarisë. Mësohet se çifti kishte tentuar që t’i hidhte spray paralizues në sy pronarit, por janë hasur me rezistencë nga pronari i biznesmenit.

Fill pas këtij episodi, policia ka arritur në kohë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy autorët, ideniteti i të cilëve nuk dihet ende.

Të Fundit