Autobusi i ‘Tiranës së Re’ del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohen dy pasagjerë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Autobusi i ‘Tiranës së Re’ del nga rruga dhe përplaset me pemën, lëndohen dy pasagjerë

Aksidentohet autobusi i linjës së Tiranës së re në kryeqytet. Ngjarja u regjistrua tek ish-stacioni i Trenit.

Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *