“Asnjë kompromis me krimin”, Çuçi reagon për kokainën në Fier

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi pas goditjes së grupit të strukturuar kriminal në Fier se është treguar profesionalizëm dhe integritet që nga momenti i parë që nisën hetimet.

“Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion,” – u shpreh Çuçi.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese ka sekuestruar 430 kilogramë kokainë.

– Advertisement –

Deri më tani janë arrestuar 10 persona ku mes tyre është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.

Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, ndërsa Klajdi Kodra siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik.

Të Fundit