FOTO| Nga sot Rita Ora në pullat postare të Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është bërë pjesë e pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Pulla me imazhin e saj, siç është informuar nga Posta, do të lëshohet në qarkullim postar të shtunën, më 26 nëntor, në një ditë të veçantë për artisten, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Për më shumë se dhjetë vite në majat më të larta të skenës muzikore dhe artistike ndërkombëtare, ajo ka shfrytëzuar çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar.

Gjatë karrierës së saj të bujshme, Rita Ora është shpërblyer dhe nderuar me çmime prestigjioze në arenën ndërkombëtare, si dhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

 

Të Fundit