Arrestimet në ministrinë e Brendshme, SPAK: Fituesi i tenderit u favorizua – Stop
Lajme, Të Gjitha

Arrestimet në ministrinë e Brendshme, SPAK: Fituesi i tenderit u favorizua

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas aksionit anti-korrupsion të zhvilluar në ministrinë e Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë, ku ranë në pranga 8 persona dhe një tjetë u la në arrest shtëpie.

SPAK njofton se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se gjatë hetimit, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *