Arrestimet në Krujë, paralajmëron Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Koha që secili të bëjë llogaritë e veta

TIRANË
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka reaguar pas operacionit të SPAK dhe arrestimeve në Krujë, një prej tyre gjyqtarja për të cilën ka kërkuar dhe më herët shkarkimin.

Teksa përshëndet aksionin, Metani nënvizon se zbatimi i reformës në drejtësi është luftë dhe se tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta.

Duke përshëndetur aksionin e djeshëm të SPAK, dua të nënvizoj se zbatimi i reformës në drejtësi, adresimi i paligjshmërive në sistem është luftë. Tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta!”, shkruan Metani.

 

Të Fundit