Aksioni i pastrimit, Rama: Mos hidhni mbeturina rrugëve

Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë është shtrirë në të gjitha qarqet e vendit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga aksioni i nisur nga zonat bregdetare për pastrimin nga mbetjet, ku pas Vlorës, aksioni po vijon edhe në Durrës.

Rama ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që të mos hedhin mbeturina rrugëve si shenjë dashurie edhe për atdheun.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë moment nga pastrimi i Shqipërisë që vazhdon përditë, si edhe me lutjen që të mos hidhni mbeturina rrugëve, në shenjë dashurie për atdheun tonë të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kreu i qeverisë krahas pamjeve të publikuara.

Aksioni ka vijuar dje në njësitë administrative të Katundit të Ri dhe Ishmit duke pastruar të gjitha pikat e jashtëligjshme të depozitimit të mbeturinave në pyjet dhe parqet natyrore të këtyre zonave.

Të Fundit