DETAJET/ Aksident në Durrës, furgoni përplaset me trenin

Një tjetër aksident është regjistruar sot në vendin tonë. Një furgon është përplasur me trenin në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën “Asti Gogoli”, Shkozet.

“Mjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin“, thotë policia.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shoferi i Benzit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se një aksident i rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku humbën jetën dy persona.

Të Fundit