Agron Shehaj: Basha nuk mund ta çojë PD në fitore

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, shprehet se kjo forcë politike ka nvoj për reformim të menjëhershëm.

Në një konferencë për mediat, Shehaj tha se më 13 qershor demokratët do të zgjedhin nëse do të fitojnë apo humbasin prapë në zgjedhjet e vitit 2025.

“Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i përpjekjes për të reformuar PD-në. Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i Pd, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Shehaj.

Kandidati për kreun e PD tha se është i bindur që Basha nuk mund ta çojë PD në fitore.

“Jam i bindur që Lulzim Basha nuk e çon PD në fitore. Nëse duam që PD të fitojë në duhet të ndryshojmë lidershipin. Përball Edi Ramës duhet një një tjetër, jo Basha.”-tha Shehaj./

Të Fundit