80 mijë litra naftë e kontrabanduar nëpërmjet peshkarexhës, administratori dhe menaxheri në kërkim

Administratori, kapiteni dhe mekaniku i një peshkarexhe është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

Administratori Alban Malindi, kapiteni Flamur Aliu dhe Nuri Xheka akuzohen se kishin përshtatur, një depozitë, brenda peshkarexhës, për të transportuar naftë me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Ndërkohë ata kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.

Policia ka sekuestruar peshkarexhën bashkë me 80.000 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara.

Të Fundit