34-vjeçari vdes dy ditë pas vizitës në spital, motra e tij denoncon mjekun në Pogradec – Stop
Lajme, Të Gjitha

34-vjeçari vdes dy ditë pas vizitës në spital, motra e tij denoncon mjekun në Pogradec

Një 34-vjeçar humbi jetën në Pogradec si pasojë e infarktit në zemër në Mars të këtij viti. Dy ditë para se të vdiste i riu kishte qenë në urgjencën e spitalit të Pogradecit dhe ishte vizituar nga një mjek 44-vjeçar, për të cilin policia njoftoi këtë të martë procedimin në gjendje të lirë, për neglizhencë. Shkak u bë një kallëzim i motrës së 34-vjeçarit që humbi jetën. Ajo e akuzon mjekun në fjalë se nuk ka kryer ekzaminimet e duhura.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër”, tha policia në një njoftim për mediat./tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *