3000 pedofilë kanë shërbyer në Kishën Katolike Franceze që nga vitet 1950, zbulon raporti – Stop
Bota, Të Gjitha

3000 pedofilë kanë shërbyer në Kishën Katolike Franceze që nga vitet 1950, zbulon raporti

Një hetim në Kishën Katolike Franceze ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve.

Një komision i pavarur që drejtoi hetimin thotë se 2.900-3.200 pedofilë kanë mbajtur pozicione brenda kishës që nga vitet 1950.

Raporti i komisionit do të dalë të martën pas dy vitesh e gjysmë kërkimesh bazuar në arkivat e kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me dëshmitarët.

“Është e dhimbshme për shkak të asaj që pësuan viktimat. Sa i përket abuzuesve, kam turp, jam i skandalizuar, nuk mund ta kuptoj”, tha Kryepeshkopi d’Ornellas, i Kishës Rennes, Dol dhe Saint-Malo.

Raporti, i cili ka 2.500 faqe, do të përpiqet të përcaktojë numrin e dhunuesve dhe të viktimave.

Ai gjithashtu do të shikojë “mekanizmat, veçanërisht ata institucionalë dhe kulturorë” brenda Kishës që lejuan pedofilët të qëndrojnë, dhe do të ofrojë 45 propozime.

Komisioni u krijua në vitin 2018 nga Konferenca Ipeshkvore e Francës në përgjigje të një numri në rritje të pretendimeve historike për abuzime seksuale.

Përfaqësues nga grupet e viktimave pritet të jenë të pranishëm kur raporti të publikohet zyrtarisht.

Në qershor, Papa Françesku tha se kriza e abuzimit seksual në Kishën Katolike ishte një ‘katastrofë’ në mbarë botën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *