STOP-EMISIONI 20(Sezoni 7)1 Tetor 2021-Tirane/Portali e-albania ndan motrat ne shkolle, nuk njihet rruga. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 20(Sezoni 7)1 Tetor 2021-Tirane/Portali e-albania ndan motrat ne shkolle, nuk njihet rruga.

Alban Matja, tregon, se është banor i njësisë 6 dhe ka dy vajza, të dyja në shkollën 9 vjecare “Betim Muco”. Të madhen, që është në klasën e tretë, e pranojnë në shkollë, ndërsa ta voglën nuk e pranojnë, pasi nuk e njeh portali, për shkak të rrugës.Për këtë rast pyesim drejtorin e shkollës 9 vjecare “Betim Muco”.Sazan Halilaj shprehet, se ai regjistron atë, që i sjell portali.Shkojmë në drejtorinë arsimore, për të pyetur drejtorin e kurrikulave.Sulejman Keta, premton, se fëmija nuk do të mbetet pa u regjistruar, pavarësisht shkollës.Në dorë, sipas tij, e ka portali.

Varrezat në Balldre janë mësyrë nga dhitë.Një lypës në Shkodër është filmuar ditën, duke kërkuar lëmoshë me paterica e në mbrëmje dukë kërcyer e duke dëfryer.Policia ka ndërhyrë në një shtëpi në Kamëz, duke traumatizuar fëmijët, të cilët qajnë dhe ulërasin. Janë këto disa nga episodët, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të programit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Për rastin e vajzave, njëra prej të cilave nuk regjistrohet dot në shkollën “Betim Muco” drejtohemi tek Portali e-Albania, por aty shpjegojnë, se të dhënat shkojnë nga MAS dhe Bashkia, ndaj ata nuk kanë asnjë përgjegjësi, apo zgjidhje.Pas këtij momenti shkojmë në Ministrinë e Arsimit dhe njësinë numër 6, duke e regjistruar edhe vajzën e vogël, në të njejtën shkollë me të motrën.Gazetarja e “Stop” shoqëron vogëlushen në shkollë në ditën e parë të vitit mësimor.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *