25 vjet kampion ne xhudo, por lihet jashte kampionatit dhe nuk licensohet

Problematikat e sportit kanë qenë jo pak të trajtuara në emisionin Stop. Besford Dorezi, 25 vjet sportist në xhudo dhe 20 vite kampion, tregon, se këtë vit nuk është licensuar. Besfordi deri këtë vit ka qenë pjesë e klubit Studenti.Duke qenë, se stërvitet jashtë shtetit, nuk ka mundur të stërvitet pranë klubit dhe në shkurt të këtij viti, mori vesh, se nuk ishte licensuar. Kjo procedurë duhet të ishte mbyllur në fund të muajit janar.Trajneri Erind Cara nuk e ka cuar emrin e tij, duke e përjashtuar kështu nga kampionati, që u zhvillua. Në bisedën me trajnerin,ai thotë, se Besfordi nuk ka qenë pjesë e stërvitjes dhe kështu nuk u licensua. Sipas tij, Besfordi duhet ta merrte në telefon, edhe pse ai ka shumë vite kampion.Sekretari i përgjithshëm i federatës Labo Capo, shpjegon, se Besfordi është një sportist elitar dhe kjo kategori, kërkon përkujdesje të vecantë. Sipas tij, duke qenë se Besfordi është kampion, duhet të kërkohet nga klubi. Nuk është e shkruar në asnjë vend, që duhet të jetë prezent në stërvitje, për t’u licensuar.

Të Fundit