Problematikat e sportit kanë qenë jo pak të trajtuara në emisionin Stop. Besford Dorezi, 25 vjet sportist në xhudo dhe 20 vite kampion, tregon, se këtë vit nuk është licensuar. Besfordi deri këtë vit ka qenë pjesë e klubit Studenti.Duke qenë, se stërvitet jashtë shtetit, nuk ka mundur të stërvitet pranë klubit dhe në shkurt të këtij viti, mori vesh, se nuk ishte licensuar. Kjo procedurë duhet të ishte mbyllur në fund të muajit janar.Trajneri Erind Cara nuk e ka cuar emrin e tij, duke e përjashtuar kështu nga kampionati, që u zhvillua. Në bisedën me trajnerin,ai thotë, se Besfordi nuk ka qenë pjesë e stërvitjes dhe kështu nuk u licensua. Sipas tij, Besfordi duhet ta merrte në telefon, edhe pse ai ka shumë vite kampion.Sekretari i përgjithshëm i federatës Labo Capo, shpjegon, se Besfordi është një sportist elitar dhe kjo kategori, kërkon përkujdesje të vecantë. Sipas tij, duke qenë se Besfordi është kampion, duhet të kërkohet nga klubi. Nuk është e shkruar në asnjë vend, që duhet të jetë prezent në stërvitje, për t’u licensuar.
Shumë nga videot dhe foto e kohës së karantinës janë bërë virale në rrjet. Një burrë ankohet, se po ndahet nga gruaja. Ajo nuk kthehet në shtëpi, duke e kërkuar gjithë natën nëpër bare.Futboll në shtëpi, apo xhiro te frigoriferi për të ngrënë, janë disa nga sportet e preferuar të kësaj situate.Një grua po pi pije e pure, ndërsa burri i saj thur centro me grep. Janë këto disa nga episodet e kohës së krizës, që transmetohen dhe komentohen në studion e Stop, në pjesën e parë të programit për sot.
Valmir Hoxha ka marrë një gjobë në një rrug nacionale për mungesë të fikses së zjarrit në automjet.Më vonë mëson, se duhet të dalë në komision pranë task-forcës së transportit rrugor. Eksperti Artur Sulce shpjegon, se askund nuk thuhet, që përbën mangësi teknike mungesa e fikses së zjarrit. Kjo situatë sipas Sulces, është handikap ligjor, që duhet zgjidhur.E megjithatë, duket se edhe boshllëqet ligjore, qytetarët duhet t’i paguajnë më para, njëlloj sic iu kërkua edhe qytetarit Valmir Hoxha.