STOP – EMISIONI 30 (SEZONI 2)

Kucovë, vazhdon ndotja, por aktiviteti rezulton i pezulluar që në maj.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi pamje të ndotjes në qytetin e Kucovës nga ana e firmës BP-2014 sh.a. Në emisionin e djeshëm drejtori rajonal i mjedisit Bardhyl Sula pretendoi, se parametrat e ndotjes rezultuar brenda normave pas monitorimit. Por në fakt e kundërta është e vërtetë. “Stop” sjell sot dokumentin e monitorimit, ku rezulton, se kompanisë BP-2014 sh.a, i është pezulluar aktiviteti, që në fund të muajit maj, për shkak të ndotjes.

Rasti i të sëmurit, që kërkon kemp dhe absurdi i një ligji.
“Stop” ka udhëtuar në fshatin Moskuri të Durrësit, për shkak të shqetësimit të Muharrem Caushit, i cili vuan nga skizofrenia.Zija Hysa, personi që ka punuar si infermier në fshat, pasi konstatoi gjendjen e tij, e ndihmoi të bënte dokumentat për të përfituar kemp. Por në përgjigje, Muharremi rezulton “i aftë për punë”. Specialistët pranojnë, se diagnoza e skizofrenisë zgjat gjithë jetën, por kjo situatë nxjerr në pah absurdin e ligjit: që të përfitosh kemp, duhet të kesh qenë i siguruar të paktën 1 vit në 5 vjetët e fundit.

Ish-infermieri i fshatit, Zija Hysa, tregon për sëmundjen e 48-vjeçarit, i cili e njeh mjaft mirë këtë situatë.
Di gjendjen e këtij djalit, që kur është sëmurë. Ka ardhur nga ushtria në vitin 1994. Kishte filluar shenjat e skizofrenisë, domethënë të këndonte rrugës, të ikte, nuk u bindte, nuk punonte, nuk dëgjonte as njerëzit e vet. A ndihmohet a nuk ndihmohet… nuk ndihmohet fare. Ky nuk ka marrë asnjëherë kemp, nuk ka marrë asnjëherë ndihmë ekonomike. E kam shoqëruar vetë deri sa ka marrë fletën e drejtimit për kemp tek Shëndeti Mendor. I ka bërë të gjitha vizitat, ka marrë skizofreni në diagnozë.  Në 2015 shkuam për komision, megjithëse sëmundja e tij kishte shkuar përpara, doktori i Sigurimeve Shoqërore nuk i ka dhënë kemp se thotë që është i aftë. E gjithë familja është e sëmurë.

Mashtrimi me sigurimet i DAR Tiranë,-Histori e trishtë varfërie në Picallë.
“Stop” nxjerr edhe njëherë në pah mashtrimin e DAR Tiranë. Pasi transmetuam faktin, se DAR kishte borxh në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, në këtë drejtori, është bërë një mbledhje informale përgënjeshtruese. Por “Stop” publikon borxhin me datën e sotme.
25 kilometra larg Tiranës, në fshatin Picallë, jeton në kushte të vështira familja Qershori. 7 anëtarët e saj ngrysen e gdhihen me frikën, se banesa mund t’i zerë brenda. Fëmijët bëjnë një orë në këmbë për të shkuar në shkollë.

Të Fundit