Zyrtari: “Varem unë po ti japim lekët”-Vendimi pro ish-drejtorit. Çfarë do të ndodh me betimin?!

Jemi ndalur në qytetin e Lezhës për problemin e qytetarit Dritan Gega, ish-drejtor i shkollës 9 vjecare “Pashko Vasa”, Shkodër, i cili në vitin 2020 është liruar nga detyra.Dritani tregon, se prej 22 vitesh, ka punuar në arsimin shqiptar. Pas lirimit nga detyra, Dritani i është drejtuar gjykatës dhe në vitin 2023, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur, që Dritan Gega të dëmshpërblehet me 12 paga dhe ky vendim është titull ekzekutiv. Z.Gega thotë, se drejtori i Drap Lezhë nuk e ekzekuton vendimin me arsyen, se cështja është apeluar. Dritan Gega ka tre fëmijë të mitur dhe kërkon, atë, që i njeh drejtësia.

Të Fundit