Zyrtare: Ndahen Shakira dhe Pique pas tradhtisë së futbollistit

Pas 12 vitesh, këngëtarja Shakira dhe futbollisti Pique kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Çifti ka dy fëmijë, por kanë marrë vendimin të ndahen pas tradhtisë së futbollistit të Barcelonës, Pique.

“Me keqardhje njoftojmë që po ndahemi. Për të mirën e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thanë Shakira dhe Pique në një deklaratë publike.

Shakira sqaroi edhe lajmin e një dite më parë që u shpërnda në mediat botërore, se këngëtarja ishte ndjerë keq dhe kishte përfunduar në spital pasi u fotografua në ambulancë. Por këngëtarja kolumbiane ka treguar se shoqëroi babain e saj në spital pasi ishte rrëzuar, megjithatë asgjë serioze.

Të Fundit