Zjarri në Sazan, Greqia ndihmon Shqipërinë me një avion Canadair

Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deklaron se në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE, Greqia sot në mëngjes ka dërguar në vendin tonë një avion Canadair CL 415.

Kërkesa për ndihmë ndaj shtetit fqinj erdhi pasi ekspertët në vendin tonë deklaruan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Eskpertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”,-thotë Peleshi.

Ministria e Mbrotjes një vit më parë kur u përball me zjarret në disa zona të vendit, deklaroi se për vitin e ardhshëm janë marrë masat për të mos u përsëritur e njëjta situatë. Por edhe një vit më pas duket se zjarret e kanë kapur në befasi shtetin tonë.

Të Fundit