Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së enjtes në një spital në Gjermani, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 22 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Uelzen, në jug të Hamburgut.
6 prej të plagosurve ndodhen në rrezik për jetën. Shërbimet e urgjencës raportuan flakë dhe shumë tym të dukshëm në katin e tretë të strukturës ndërsa ndërtesa u evakuua.