Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali, kërcënoi njerëz e vodhi me sëpatë në dorë

Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është arrestuar nën akuzën e grabitjes së dhunshme.

I riu është shtetasi Elis Kanani, i cili akuzohet për tri grabitje brenda pak orësh në dy qyteza të zonës së Katanias.

Krimet e 29-vjeçarit u zbuluan falë kamerave të sigurisë dhe identifikimit të automjetit që përdori gjatë kohës kur kreu veprat penale.

Në mediat italiane thuhet se prokuroria ka njoftuar se shqiptari mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023 është futur në një dyqan duhani në Zafferana Etnea, duke kërcënuar pronaren, të cilën e ka dhunuar, duke i përdredhur krahun dhe e ka detyruar t’i dorëzojë 600 euro nga kasa.

Disa orë më vonë, i armatosur me sëpatë, Kanani ka hyrë në një lokal dhe ka kërcënuar dy punonjësit si dhe grabiti 160 euro.

Një ditë më vonë ai grabiti një dyqan ushqimor në Viagrande, ku mori me forcë 200 euro.

Të Fundit