Zjarr i qëllimshëm në Berat, i vihet flaka me benzinë një vile 3-katëshe

Gjatë natës është raportuar për një ngjarje të rëndë në lagjen ”30 Dhjetori” në Berat pranë Sigurimeve Shoqërore. Një zjarr ka rënë në një vilë trekatëshe në Berat në mesnatë.

Zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi banesa ishte e lyer me benzinë. Dyshohet se ka qenë vetë i moshuari ai që i ka spërkatur me benzinë banesën, pasi dyshohet se vuan nga skleroza. Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha për shkak dhe të konstruksionit të banesës prej dërrase.

Në shtëpinë jetonte vetëm i moshuari, pasi sipas raportimeve deri tani, djali me inicialet D.Q., jeton prej vitesh në Itali.

Fatmirësisht zjarrfikëset kanë mundur të shpëtojnë pa lëndime të moshurain.

Ishin 2 zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e zjarrit si dhe u bë e mundur vënia në kontroll e situatës.

Të Fundit