Zgjohet natën dhe nuk gjen prindërit, 3-vjeçari hap derën e del nga shtëpia – Stop
Bota, Të Gjitha

Zgjohet natën dhe nuk gjen prindërit, 3-vjeçari hap derën e del nga shtëpia

ITALI– Historia surreale e një fëmije tre vjeçar të lwnw vetëm në shtëpi natën, i cili del për të kërkuar prindërit e tij: sipas mediave, djali i vogël u zgjua dhe nuk gjeti njeri, hapi derën dhe doli jashtë nën sytë e një kalimtari që lajmëroi karabinierët dhe e shpëtoi fëmijën, 3-vjeçari iu kthye prindërve për të cilët, “hetimet janë duke u zhvilluar”, siç shkruan Fanpage.

Djali tre vjeçar ka mbetur vetëm në shtëpi

Policia ka rindërtuar një pjesë të ngjarjes: nëna dhe babai i fëmijës kanw dalë duke e lënë fëmijën vetëm në shtëpi, pasi e kishin vënë në gjumë. Fëmijët flenë, por ndonjëherë zgjohen dhe mbi të gjitha fëmijët janë në rrezik edhe nëse flenë pa mbikëqyrje: i vogli në fakt u ngrit dhe, duke mos gjetur njeri, doli zbathur në rrugë, ndoshta duke e gjetur derën hapur ose duke e hapur vetë. Pas disa qindra metrash një kalimtar ndaloi për ta ndihmuar dhe më pas thirri policinw.

Në vend mbërritën karabinierët e Orvietos, të cilët duke e marrë në pyetje me takt fëmijën, arritën ta kthenin në shtëpi. Nga ana tjetër, prindërit janë denoncuar pranë organeve të drejtësisë për “braktisje të mituri”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *