Gjeologët hedhin dritë mbi kontinentin antik të humbur Argoland. Gjurmë të tij ndodhen nën xhunglën e Indonezisë dhe Myanmar, sipas kërkimeve më të fundit që kanë zgjatur 7 vjet nga Universiteti i Utrecht në Hollandë.
Rezulton se ky kontinent i lashtë, ka nisur shkëputjen dhe fragmentizimin rreth 300 mln vite nga Australia, ndërkohë që deri më sot mendohej se kjo shkëputje kishte ndodhur 155 mln vite më parë.
ipas studuesve, situata në zonën e juglindjes aziatike është ndryshe nga shkëputja e Afrikës me Ameriken Latine, ku kontinenti paraprak u nda në dy pjesë pothuajse të barabarta.
Ndërkohë që fragmetarizimi i Argoland, kujton atë të një tjetri kontinenti të humbur, ‘Greater Adria’, që u zhduk nën Evropën Jugore.