Prej 55 vitesh jeton i izoluar në shtëpinë e tij, kush është burri që ka frikë nga gratë

Callixte Nzamwita, një 71-vjeçar nga Ruanda, ka jetuar i izoluar për 55 vjet për shkak të ‘frikës së tij ekstreme nga gratë’. Ai thuhet se i ka kaluar 55 vitet e fundit në shtëpinë e tij për të shmangur çdo kontakt me gratë.

Nzamwita filloi izolimin në moshën 16-vjeçare, që do të thotë se ai bën gjithçka nga gjumi, pastrimi, gatimi në hapësirën e tij të vogël të mbyllur.

Edhe pse nuk u diagnostikua kurrë, Nzawita besohet se vuan nga gjinofobia, një gjendje shumë e rrallë e përshkruar si një “frikë irracionale nga gratë”.

Në një video në YouTube të postuar nga Afrimax TV, Nzamwitza tha: “Arsyeja që jam mbyllur brenda dhe kam një gardh në shtëpinë time është sepse dua të sigurohem që gratë të mos më afrohen”.

“Kur ne përpiqemi ta ndihmojmë, ai nuk dëshiron që ne t’i afrohemi apo të flasim me të. Në vend të kësaj, ne i japim gjëra duke ia lënë në shtëpinë e tij. Ai nuk na lejon t’i afrohemi, por atë që ne i ofrojmë, ai gjithsesi e merr nga distanca”, tha një nga fqinjçt e tij në një intervistë për Afrimax.

Të jetosh kaq i izoluar dhe i vetmuar mund të duket si një sfidë e pamundur për shumicën e njerëzve, por Nzamwita duket i kënaqur me këtë mënyrë jetese. Ky njeri që jeton në kushte shumë modeste synon të vazhdojë të jetojë ashtu siç ka bërë prej më shumë se gjysmë shekulli.

“Mënyra se si jetoj më mjafton. Nuk kam menduar kurrë të kem një grua dhe jam shumë mirë pa të. Nuk dua femra rreth meje sepse më trembin shumë”, tha Nzamwita.

Këto fobi specifike shpesh mund të zhvillohen gjatë fëmijërisë ose adoleshencës dhe mund të bëhen më pak të rënda ndërsa rriteni. Shembuj të zakonshëm të fobive specifike përfshijnë frikën nga disa kafshë, siç janë qentë, ose frika nga disa aktivitete, të tilla si fluturimi.

Të Fundit