Zgjedjet vendore, Balla: Meta propozoi 6 marsin, e ka kuptuar që shkeli Kushtetutën

Pas konsultimeve me presidentin, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se data 6 mars është menduar nga Kreu i Shtetit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë pa kryetar.

Ai theksoi se presidenti ka shkelur afatet për caktimin e datës së zgjedhjeve duke marrë rastin e Shkodrës ku tha se data duhet të ishte caktuar brenda një afati 45-ditor që nga shpallja e vakancës.

Respekti ndaj kushtetutës është detyrim nga të gjitha institucionet. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar brenda afatit 45-ditor. Dhe për ne nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligjit dhe kushtetuta. Nga presidenti jemi informuar edhe me institucionet përgjegjëse për zhvillim. Presidenti mendon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën 6 Mars. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar, e rëndësishme është që në këtë moment pas edhe vendimit të kushtetueses biem dakord se ne kemi qenë në anën e duhur të historisë.

Besoj Presidenti e ka kuptuar që ka qenë në krahun e kundërt. Kush e ka shkelur kushtetuetën deri më sot, besoj e ka kuptuar se ka qenë gabim, po nuk hyra fare në këtë pjesë. Kuvendi i Shqipërisë është investuar në procese të rivendosjes se kushtetutshmërisë. Ka pas një përpjekje për të penguar qytetarët të shprehen me votë më 30 qershor. Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria është orientimi ynë në të gjitha rastet.

Të Fundit