Zgjedhjet/ Yuri Kim në terren, ndjek nga afër procesin e votimit në Durrës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur mesditën e së dielës në Durrës ku edhe po mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.

Kryediplomatja amerikane është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit.

Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit.

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, në Shkodrër, Durrës, Lushnje, Peshkopi, Vorë, Rrogozhinë.

Të Fundit