Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për media pas takimit që pati me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se kanë biseduar më këtë të fundit përkitazi me datën e zgjedhjeve vendore.
Ai theksoi se është i gatshëm për çdo datë zgjedhje.
Ishte një kënaqësi që të takohesha më Presidentin me kërkesën e tij sot për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im shumë i qartë sa më parë të shpallet kjo datë në respekt të gjithë afateve kushtetuese e ligjore.
E besoj se kështu do të ndodhë sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste në pushtetin vendor nga ky shpërdorim i taksave të tyre, hapësirave, e gjithçka që ka ardhur nga degradimi i një pushteti monist vendor.
Rikthimi i opozitës dhe pluralizmit poltik në këshilla bashkiakë do japë kontribut për foricmin e llogaridhënies. Data konkrete i takon vetë Presidentit dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët.
Data të dihet sa më parë e KQZ të ndërmarrë veprimet e saj.
Më herët gjatë ditës sotme, Meta takoi aleatin e tij kryesor në politikë, Sali Berishën, në selinë e Partisë Demokratike, ku aksioni opozitar ishte temë kryesore e diskutimit mes të dyve.