Publikoi video e foshnjës që i jepet vodka, policia nis hetimet

Policia ka nisur një hetim pas publikimit të një video ku shihet një foshnjë duke i dhënë vodka. Në video fëmija shihet duke u kollitur ndërkohë që një grua nga Uellsi i Veriut ishte duke qeshur.

Policia ka konfirmuar se fëmija ndodhet tek shërbimet sociale, pasi video e Tik Tok bëri bujë të madhe në rrjetet sociale më 3 Tetor.

Videoja u kritikua nga mijëra shikues të shqetësuar, ndërkohë marrëdhënia mes gruas dhe fëmijës nuk është bërë e ditur.

Në një postim në mediat sociale, policia ka thënë: Ne jemi në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale ku përfshinte një fëmijë të vogël që i jepej alkool nga një i rritur. Të jeni të sigurt po punojmë së bashku me Shërbimet Sociale dhe kemi nën mbrojtje fëmijën. Ne po vazhdojmë të hetojmë këtë çështje dhe fëmija është i sigurt. Dëshirojmë të falënderojmë publikun që na raportuan shqetësimet e tyre dhe për mbështetjen tuaj në këtë hetim.

Është e paqartë nëse ka pasur vodka në shishe, por fëmija u përkul kur gruaja i futi lëngun në gojë.

Një shikues tha: Njerëz si ju nuk meritojnë fëmijë, shpresoj që vajza e vogël të gjejë një familje që dëshiron të kujdeset për të siç duhet!

Një tjetër shkroi: Absolutisht e poshtër !!!

Ndërsa njëra tha: Fytyra e foshnjës së saj është zemërthyese!!! Foshnja e gjorë meriton shumë më mirë. /tvklan.al

Të Fundit