Zgjedhjet në Durrës, goditet me grusht nga një person komisioneri i PD

Një incident është shënuar në qendrën e votimit 14/99 në lagjen numër 8 në Durrës.

Sipas news 24, një person që nuk ka qenë as votues dhe as pjesë e komisionit të Qendrës së Votimit, ka goditur me grusht komisionerin e Partisë Demokratike, Fadri Mezini. Sherri mësohet se ka ndodhur jashtë ambienteve të QV-së.

Në këtë Qendër Votimi mësohet se procesi u pezullua pas incidentit per te rinisur disa minuta me vone. Policia e Shtetit mbërriti për të marrë në pyetje personin që është goditur, komisionierin e PD.

“Vjen një makinë nuk e di me sa njerëz, kemi lajmëruar strukturat, policia po bën punën e saj. Besoj ata të “Shtëpisë së Lirisë”, nuk e di them unë”, tha një nga anëtarët e Qendres se Votimit.

Të Fundit