Zgjedhjet lokale/ Basha: Do t’i ofroj Durrësit personin më të denjë!

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar pasditen e së shtunës një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Durrësit. Fokusi i këtij takimi ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të mbahen me 6 mars të këtij viti.

Teksa falënderonte të pranishmit në sallë, Basha u shpreh se në këto zgjedhje, për Durrësin do të ofrojë personin më të denjë.

“Askush s’ka ardhur për veten e tij, të gjithë kemi ardhur së pari për Durrësin, për Shqipërinë dhe natyrisht për shpresën e Durrësit dhe Shqipërisë që është PD. Ju siguroj që PD, dega e Durrësit, në mënyrën më gjithëpërfshirëse dhe transparente, do t’i ofrojë Durrësit personin më të denjë që edhe pse ky është një proces zgjedhjesh të pjesshme lokale të përfaqësojë kontrastin e madh që sot ndodhet kudo në Shqipëri, midis një pakice absolute që Durrësin, pronat e qytetit dhe portin e shohin si plaçkën e tyre personale dhe durrsakët si skllevërit e tyre dhe PD-së e përfaqësuesve tanë që mezi presin momentin që bashkë me shqiptarët, t’i kthejnë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe të drejtat e mohuara të durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve”, është shprehur Basha.

Të Fundit