Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë që nuk do t’i bashkohet NATO-s

Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij duhet të pranojë faktin që nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Duke folur gjatë një video-konference me zyrtarë ushtarakë ditën e sotme, ai tha: Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. E kuptojmë këtë.

“Kemi dëgjuar për vite që dyert janë të hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të anëtarësohemi. Është një e vërtetë dhe duhet të njihet. Jam krenar që njerëzit tanë filluan ta kuptonin këtë dhe të besonin tek vetja e tyre dhe partnerët të cilët na ndihmojnë”, ka thënë ai.

Para pushtimit, Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të ndalohet së anëtarësuar në NATO si një nga “garancitë e sigurisë” që po kërkonte Moska./tvklan.al

Të Fundit