Zbulohet në Bylis stera më e vjetër e ujit në Ballkan

Në sitin arkeologjik të Bylisit është zbuluar stera më e madhe (cisternë e ujit) dhe më e bukur e Ballkanit antik, që i përket shekullit III para Krishtit. Arkeologu dhe studiuesi Neritan Ceka e cilëson këtë cisternë më të vjetrën në Ballkan.

“Kjo është është pamja e cisternës dhe ka 6 ndarje, në shekullin e tretë para Krishtit shërbenin për mbledhjen e ujit që çonin në cisternën e madhe, 50 m e gjatë, 8 metra e thellë dhe 4 m e gjerë, zinte miliona litra ujë të stadiumit gjatë dimrit dhe ishte në shërbim të popullsisë ose rrethimeve ushtarake. Në këtë shesh mblidheshin rreth 10 mijë vetë gjatë festave të Dionisit. Stera e ujit përbëhet nga gjashtë pjesë, ku është zbuluar vetëm njëra pjesë e saj”, shprehet Ceka.

Ndërkohë arekologu Skënder Muçaj, pohon se gjatë gërmimeve kanë dalë në dritë objekte interesante të periudhës romake.

Kërkimet arkeologjike në Bylis të cilat po bëhen me aplikimin e metodave gjeofizike kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave në bashkëpunim me Instituti e Arkeologjisë.

Puna do të vijoje deri në 20 tetor, mbi këtë vepër të periudhës 2300-vjeçare që mbetet më e madhja e Ballkanit antik të asaj periudhe.

Të Fundit