Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër, ku u vra 33-vjeçari Ramazan Mataj.
Mësohet se pista e vetme në të cilën po heton policia është një lidhje dashurie që 33-vjeçari Ramazan Mataj ka pasur.
Autori i ka zënë pritë 1.2 km larg banesës së tij. Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar i cili i ka çuar deri në një fare distance në gjurmët e autorit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë, por kanë qenë banorët e zonës që në orët e para të mëngjesit të së dielës kanë vënë re automjetin e bërë “shoshë” nga plumbat dhe trupin e pajetë të 33-vjeçarit.
Ndërkohë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.