Yzberisht/ Denoncon tallavane e lokalit, policia hyn e del pa marre masa-Stop-14 Shtator 2021

Një qytetar i Tiranës, banor i njësisë numër 6 në Yzerbisht, tregon, se në lagjen e tij,vlon ahengu cdo natë pa pushim, edhe në oraret kur duhet të nisë ora policore.Ai tregon, se situtata u bë e papërballueshme, ndaj iu drejua Komisaritatit dixhital. Pas disa minutash vjen patrulla e policisë, hyn te subjekti në fjalë, dhe sic hyn del pa marrë asnjë masë. Ndërkohë që në telefon, qytetari merr përgjigjen nga aplikacioni, që nuk konstatohet asnjë problem.Pasi nuk shpëtoi nga halli, denoncuesi iu drejtua sërish më një raportim aplikacionit të komisariatit dixhital, por situata u përsërit.Patrulla e policië vjen e ikën dhe në telefon i vjen mesazhi, se nuk ka ndotje akustike.Në këto kushte, qytetari u dorëzua, zuri veshët me pambuk dhe u drejtua në emisionin “Stop” për të sensibilizuar institucionet.

Të Fundit