Yuri Kim takon kreun e ri të KLP: SHBA do të mbështesë reformën në drejtësi

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim këtë të martë me kreun e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se është thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë.

Ndër të tjera ambasadorja thotë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Reformën në Drejtësi.

“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

Alfred Balla u zgjodh në postin e kryetarit të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 28 Mars. Balla ishte kandidati i vetëm në garë dhe u zgjodh në mënyrë unanime. Ai vjen në krye të KLP-së me një mandat 2-vjeçar.

Të Fundit