Xhironte gomat në mes të Tiranës, policia gjobit shoferin

Një shofer është gjobitur me 60 mijë lekë nga policia pasi u kap duke bërë drifting në një zonë të banuar në Tiranë.

Pamjet filmike tregojnë automjetin duke xhiruar gomat në sheshin përballë Universitetit Politeknik.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Të Fundit