Xhelal Mziu paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gazetari Ermal Vija raporton se Mziu është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje.

Ish-kryebashkiaku i Kamzës është kallëzuar pranë strukturës anti-korrupsion nga pasuesi i tij, socialisti Rakip Suli. Ky u fundit e akuzon Mziun për shpërdorim detyre lidhur me strehimet në Kamzë.

Ndërkaq, Mziu do të japë sot sqarimet e tij përpara prokurorëve të SPAK.

Të Fundit